Policia: Alarmi për bombë - i rrejshëm

Forcat e rendit sot e kanë rrethuar Rektoratin e Universitetin të Prishtinës (UP).

Pas kontrolleve të njësive të specializuara të Policisë nuk është gjetur asgjë.

Zedhënësi i Policisë, Agron Borovci, ka thënë për KALLXO.com se alarmi për mjet shpërthyes ka qenë i rrejshëm.

“Pas ndërmarrjes së të gjitha veprimeve të nevojshme operative si dhe kontrollit të detajuar të hapsirës së caktuar nga ana e njësive të specializuara për menaxhimin me mejtet shpërthyese, informata – alarmi ka rezultuar të jetë i rrejshëm”, ka thënë Borovci.

Rektori i UP-së, Naser Sahiti, ka thënë për KALLXO.com se kanë marrë një e-mail me kërcënimin për bombë.

“Kemi pranuar një e-mail anonim për një bombë, në siç e kanë shënuar ‘Hasan Prishtina’. Emaili ka ardhë në adresë të Rektoratit”, tha rektori Sahiti për KALLXO.com.

Alarm për bombë, Policia rrethon Rektoratin e UP-së