
Foto: KALLXO.com
Policia: Alarm i rrejshëm për bombë te Rektorati
Policia e Kosovës ka njoftuar se alarmi për shpërthim në Rektoratin e Universitetit të Prishtinës që ishte raportuar sot në mesditë ka rezultuar i rrejshëm.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, ka thënë për KALLXO.com se policia i ka ndërmarrë gjitha veprimet e nevojshme.
“Pas ndërmarrjes së të gjitha veprimeve të nevojshme operative si dhe kontrollit të detajuar të hapësirës së caktuar nga ana e njësive të specializuara për menaxhimin me mjetet shpërthyese, informata – alarmi ka rezultuar të jetë i rrejshëm”, tha Ahmeti për KALLXO.com.
KALLXO.com ka qëndruar në vendin e ngjarjes dhe ka raportuar lidhur me zhvillimet e fundit atje.
Rreth një javë më parë ka pasur alarm për bombë në Rektoratin e UP-së por që rezultoi të ishte i rremë.