Policia: 4 të lënduar në aksidentin në Fushë-Kosovë

Një aksident trafiku ku ishin të përfshira tri automjete ka ndodhur sot rreth orës 17:00 në Fushë-Kosovë.

Për aksidentin raportoi KALLXO.com.

Ndërsa, Policia e ka konfirmuar lajmin për aksidentin.

Sipas zëdhënëses së Policisë së Rajonit të Prishtinës, në aksident janë përfshirë tri automjete dhe se 4 persona janë lënduar.

“Sot rreth orës 17:00, në rrugën Prishtinë-Pejë, saktësisht në Bresje, është raportuar për një aksident rrugor mes tri automjeteve. Katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore”, ka thënë zëdhënësja.

“Njësitë policore kanë dalë në vend-ngjarje dhe kanë nisur hetimet lidhur me shkaqet që kanë sjellë deri te ky aksident”, ka shtuar ajo.

KALLXO.com raportoi për këtë aksident dhe solli pamje nga vendi i ngjarjes.