Ilustrim
Policia: 18 vjeçarja deklaroi se i mbyllën sytë e gojën dhe e dërguan në një lokacion të panjohur
Policia ka dhënë detaje të reja në lidhje me rastin e dhunimit dhe rrëmbimit të një 18 vjeçareje në Mitrovicë.
18 vjeçarja ka dhënë dëshminë e saj në polici deri sa ka treguar se me forcë disa persona të panjohur e kishin futur në veturë e më pas i kishin mbuyllur gojën dhe sytë për një periudhë prej 2 orësh.
Tutje ajo ka treguar se të dyshuarit e kishin mbajtur në një lokacion prej një periudhe deri në 2 orë dhe më pas e kanë liruar.
Policia ka njoftuar se sipas viktimës të dyshuarit kanë ushtruar dhunë ndaj viktimës.
Nga tre persona që ka identifikuar policia, dy janë të dyshuar për rastin e rrëmbimit e një tjetër për rastin e dhunimit që dyshohet se kanë ndodhur në muajin mars.
Tre të dyshuarit e arrestuar tashmë nga policia janë dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit të shtetit.
Arrestohen tre të dyshuar për rrëmbimin dhe dhunimin e një 18 vjeçare