Polici u zbulua se organizonte lojëra të fatit pasi nuk ia dha paratë një fituesi të 'jackpot"-it

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës i rajonit të Gjilanit është arrestuar nga Inspektorati Policor i Kosovës nën dyshimin se organizonte lojëra të fatit, të cilat janë të ndaluara sipas ligjit.

Arrestimi i policit ka ndodhur pas ankesës së një qytetari se polici, organizator i lojës online, nuk po ia jepte paratë që i takonin sepse e kishte fituar jackpotin.

Qytetari është intervistuar nga Inspektorati Policor.

Më pas, qytetari kishte lënë një takim me policin e dyshuar përmes një ndërmjetësuesi për të biseduar rreth pagesës.

Në momentin e takimit ndërhyn IPK dhe arreston policin e dyshuar.