Ilustrim

Polici sulmohet brenda stacionit në Prishtinë

Një zyrtar policor në Prishtinë është sulmuar dje, më 15.09.2024, brenda njërit prej stacioneve të Policisë së Kosovës.

I dyshuari ishte arrestuar paraprakisht për një rast, dhe më pas ishte dërguar në stacion policor ku e kishte sulmuar fizikisht policin.

Ngjarja kishte ndodhur në 03:50 të mëngjesit, teksa Policia tha se rasti është iniciuar si “sulm ndaj personit zyrtar”.

Po ashtu u njoftua se viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.