Polici që u arrestua është recidivist i dhunës në familje

Gjatë ditës së sotme Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një zyrtar policor për dhunë në familje.

KALLXO.com mëson se i njëjti zyrtar policor me inicialet B. J., është recidivist i dhunës në familje ndërsa ka edhe rast i cili po trajtohet edhe në gjykatë.

IPK sot ka njoftuar se, mbrëmjen e kaluar kishin pranuar një informacion lidhur me dyshimin se një zyrtar policor kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Në lidhje me këtë rast, IPK ka intervistuar edhe gruan e policit ndërsa ky i fundit me vendim të prokurorit është dërguar në ndalim për 48 orë.

IPK arreston zyrtarin policor të dyshuar për dhunë në familje