Polici pëson djegie në fytyrë gjatë operacionit në Zhur

Një pjesëtar i njësitit special të Policisë së Kosovës ka pësuar djegie në fytyrë gjatë shpërthimit të mbrëmshëm në një shtëpi në Zhur të Prizrenit, në incidentin ku mbeti i vdekur polici Sami Thaqi.

KALLXO.com mëson se pjesëtari i policisë, Artur Mrasori, ka pësuar djegie në fytyrë dhe është duke marrë trajtim mjekësor në QKUK.

Një person është arrestuar si i dyshuar për rastin e vrasjes së pjesëtarit të njësisë speciale të Policisë së Kosovës, Sami Thaqi.