Polici nga Deçani raporton se mori mesazh me përmbajtje kërcënuese

Një zyrtar policor orët e hershme të mëngjesit të djeshëm kishte raportuar se kishte marrë një kërcënim.

Rasti ka ndodhur në Deçan. Polici kishte raportuar se pas orarit të punës kur kishte shkuar në shtëpi në dyert e oborrit kishte vërejtur një mesazh.

Sipas raportit ditor të policisë, mesazhi që kishte raportuar polici kishte përmbajtje kërcënuese.

Deri më tani policia nuk ka njoftuar për ndonjë person të identifikuar që dyshohet se mund ta bënte kërcënimin.