Polici Maliq Hoti i cili vdiq sot ishte duke u trajtuar në oksigjenoterapi

Mëngjesin e sotëm, pjesëtari i Policisë së Kosovës, Maliq Hoti ka vdekur.

Zyrtari policor Maliq Hoti ishte nga Komuna e Prizrenit.

Zëdhënësi i policisë në rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj ka bërë të ditur se sipas informacioneve të cilat i kanë pranuar, Hoti ishte duke u trajtuar në oksigjenoterapi, por i njëjti nuk ka konfirmuar mundësin që Hoti të ishte i infektuar me COVID-19.

“Në bazë të informacioneve që kemi pranuar, zyrtari policor Maliq Hoti ishte duke u trajtuar në oksigjeno terapi, por nuk kemi informacion nëse i njëjti ka qenë pozitiv ose negativ në COVID-19”, ka thënë Osmanollaj.

Në spitalet e vendit për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19, personat të cilët janë në gjendje më të rëndë shëndetësore, po trajtohen me oksigjeno terapi, por nuk dihet zyrtarisht nëse Hoti ka qenë i infektuar me këtë virus.

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës në lidhje me vdekjen e zyrtarit policor Maliq Hoti, ka bërë të ditur se i njëjti ka qenë duke punuar në Njësinë e Trafikut Rajonal në Prizren.

Paoshtu, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se Maliq Hoti ishte pjesëtar i Policisë së Kosovës që nga viti 2000.