Polici kërkoi 50 euro ryshfet që t'ia kthejë librezën e qarkullimit, dërgohet në mbajtje

Një zyrtar policor është dërguar në mbajtje nën dyshimin për marrje të ryshfetit.

Inspektorati Policor i Kosovës ka bërë të ditur një zyrtar policor me datën 28 prill në udhëkryqin e rrugës Lidhja e Prizrenit afër udhëkryqit me rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë gjersa ishte duke u marrë me një aksident trafiku kishte kërkuar ryshfet shumën prej 50 euro.

Sipas IPK-së, polici ia kishte kërkuar këtë shumë të parash nga një qytetar që të ja kthente librezën e qarkullimit, e ku i dyshuari zyrtari policor rreth orës 23:00, para Stacionit Policor Veriu në Prishtinë, ja dorëzon të dyshuarit (qytetarit)  në kundër vlerë prej 50 eurove librezën e qarkullimit.

IPK ka bërë të ditur se me udhëzim të  prokurorit kujdestar, zyrtari policor  është  dërguar në  mbajtje për 48 orë me dyshimin për veprën penale “Marrje e ryshfetit”, ndërsa qytetari  I dyshuar për veprën penale “Dhënje e ryshfetit”  është  procedoceduar në  procedurë  të  rregullt.

Po ashtu hetuesit e IPK-së  me datën 30.04.2022, kanë  dorëzuar kallëzimin penal pranë Prokurorisë Themelore -Prishtinë ndaj zyrtarit policor  për veprën penale “Marrje e ryshfetit” dhe qytetarit  për veprën penale “Dhënje e ryshfetit”