Polici i plagosur në veri po trajtohet në QKUK

Një polic mbeti i vrarë e një tjetër i plagosur në mëngjesin e sotëm në fshatin Banjska të Leposaviqit. 

Polici i plagosur, fillimisht ishte dërguar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë Jug, e më pas është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. 

KALLXO.com ka kontaktuar me drejtorin e Klinikës së Kirurgjisë Torakale, Nazmi Kolgeci. Ai ka thënë se gjendja e policit është stabile.

Kolgeci ka treguar se një predhë metalike e kanë laguar nga këmba e djathtë e policit.

Tutje ai shtoi se gjendja e policit pritet të jetë stabile edhe në orët e ardhshme.

Në anën tjetër, kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se sulmi është nga kryer krimi i organizuar me mbështetje politike, financiare dhe logjistike nga Beogradi zyrtar.

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se ngjarja është e planifikuar, orkestruar dhe ekzekutuar nga bandat kriminale serbe dhe sipas saj, është sulm ndaj rendit dhe ligjit në veriun e vendit dhe është sulm ndaj Kosovës.

Kurse kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka deklaruar se vrasja e policit në veri të Kosovës është sulm i drejtpërdrejt ndaj rendit kushtetues, ndaj veprimeve të Kosovës për rend dhe ligj, si dhe cenim i sovranitetit e sigurisë në vendin tonë.

Leposaviq, vritet një polic i Kosovës, plagoset një tjetër