Shtëpia e Iran Badallit ku ndodhi shpërthimi që vrau policin Sami Thaqi - Foto: KALLXO.com

Polici i lënduar nga shpërthimi në Zhur të Prizrenit, kthehet në Kosovë pas trajtimit mjekësor

Një polic kishte vdekur dhe dy të tjerë ishin lënduar rëndë, në një operacion të njësitit Anti- Drogë të Policisë së Kosovës, nga një shpërthim i fuqishëm në një shtëpi në fshatin Zhur të Prizrenit.

Zyrtari policor Artur Mrasori ksihte pësuar lëndime të rënda, duke lënduar sytë dhe kishte shfaqur  probleme me shikimin.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Prizren Shaban Osmanollaj për KALLXO.com ka konfirmuar se Artur Mrasori sot në orën 18:00 kthehet në Turqia, ndërsa në pritje të tij në Aeroportin Ndërkombëtar do të jenë zyrtarët më të lartë të Policisë së Kosovës.

KALLXO.com mëson se Mrasorit i është përmisuar shikimi dhe ka pasur përparim në mjekimin e marrë në Turqi, ndërsa i njëjti pas qëndrimit në Kosovë do të rikthehet prapë në Turqi për të vazhduar mjekimin më vonë.

Për të siguruar një trajtim të mëtutjeshëm për gjendjen e tij, Mrasori ishte dërguar nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore të Kosovës në një spital në Turqi.

Prokuroria e Prizrenit po e heton të dyshuarin Iran Badalli në drejtim të tri veprave penale.

Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm – që ka rezultuar me vdekjen e zyrtarit policor Sami Thaqi si dhe dy vepra tjera penale, atë të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm – që ka rezultuar me lëndime të rënda trupore për zyrtarët policorë Artur Mrasori dhe Jetmir Hasanaj, ndërsa gjithashtu Badalli po dyshohet edhe për veprën penale – armëmbajtje pa leje të armëve.

Bashkë me Badallin po dyshohet edhe Arben Gashi për të njëjtat vepra penale, ndërsa që të dy gjenden në masën e paraburgimit.

Prokuroria po dyshon se në dhomën e katit të dytë në shtëpinë e tij Iran Badalli ka kurdisur një sasi të konsiderueshme të eksplozivit “TNT”, ndërsa të njëjtit pas ngjarjes së ndodhur i është gjetur eksploziv në sasi prej 809 gramë.

Sipas Prokurorisë, me rastin e bastisjes nga Policia dhe kontakti fizik me telin detonues ka shpërthyer eksplozivi, me ç’rast ka vdekur polici Sami Thaqi, e gjithashtu lëndime të rënda kanë pësuar edhe zyrtarët Policor Artur Mrasori dhe Jetmir Hasaj.

Vrasja e policit Sami Thaqi, Apeli lë në burg Iran Badallin