Polici i lënduar në Zhur të Prizrenit dërgohet sot në Turqi

Artur Mrasori, zyrtari policor i cili ishte duke u trajtuar në QKUK do të dërgohet në Turqi.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar drejtori i ShSKUK-së, Basri Sejdiu.

“Në koordinim e Fondin e Sigurimit Shëndetësor, me Policinë  e Kosovës u vendos që të dërgohet në një qendër më të avancuar për trajtim të syve në Turqi, sa më shpejtë që është e mundur”, ka thënë Sejdiu.

Ai tutje ka shtuar se Mrasori po pritet që të dërgohet sot në Turqi.

“Mendoj se sot është në komunikim Fondi Shëndetësor me një qendër  dhe do të sigurohet transporti me aeroplan dhe sa më shpejtë të dërgohet, besoj se do të arrihet sot të dërgohet me aeroplan në Turqi”, ka thënë Sejdiu.

KALLXO.com mëngjesin e sotëm ka raportuar për gjendjen shëndetësore të Mrasorit, zyrtari policor i cili pësoi lëndime si pasojë e një shpërthimi brenda një shtëpie në Zhur të Prizrenit.

Spitali në Prizren tregon gjendjen e policit të lënduar në Zhur

.