Foto: KALLXO.com Ilustrim

Polici i Kosovës rrihet nga një motociklist

Policia në rajonin e Rahovecit ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar mbrëmë pas mesnate për sulm ndaj personit zyrtar.

Sipas njoftimit të bërë nga ana e policisë, i dyshuari derisa ishte duke drejtuar motoçikletën kishte bërë ngasje të rrezikshme, dhe nuk i’u kishte bindur urdhrave të zyrtarëve policor që të ndalej.

Pasi policia kishte arritur që të ndal të dyshuarin, i njëjti kishte sulmuar njërin nga zyrtarët policor pasi që gjatë vënies nën kontrollë, i dyshuari kishte qenë agresiv.

Si pasojë, zyrtari policor ka pësuar lëndime për të cilat ka pranuar tretman mjekësor.

I dyshuari për këtë rast, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.