Foto: KALLXO.com

Polici i Kosovës me mitraloz, ngjashëm si në filma

Gjatë operacionit në veri të vendit, Policia e Kosovës ka ekspozuar edhe disa armë të cilat nuk janë parë më parë në publik.

Në mesin e tyre është edhe mitralozi, i vendosur në autoblindat e Njësive Speciale, që ishin dislokuar në rrugët që çojnë në pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak.

Njësitë Speciale kishin shkuar drejt pikave kufitare në veri në mbështetje të Policisë Kufitare, e cila që nga 20 shtatori ka nisur zbatimin e masës së reciprocitetit për targat e automjeteve.

Sipas vendimit të institucioneve të Kosovës, secili automjet me targa të Serbisë që nga 20 shtatori do të pajisej me targa të përkohshme të lëshuara nga autoritetet kosovare.

Zbatimi i kësaj mase ka ngjallur reagimin e serbëve të pjesës veriore të Kosovës, të cilët me kamionë dhe mjete të tjera kishin bllokuar dy rrugët që çonin në pikat kufitare.

Një marrëveshje ishte arritur të enjten në Bruksel në bisedimet mes delegacionit të Kosovës dhe të Serbisë lidhur me çështjen e targave.

Marrëveshja parashihte tërheqjen e njësive speciale të Policisë së Kosovës dhe vendosjen e forcave të KFOR-it dhe heqjen e bllokadës së rrugëve.

Marrëveshja është zbatuar që nga dje.

Gjatë kohës sa ishin në operacion në veri Njësitë Speciale të Kosovës kanë ekspozuar edhe armë dhe teknikë tjetër që nuk ishin parë më herët.

Në mesin e tyre mitralozë e snajperë.

Po ashtu, kishte edhe pjesëtarë të Policisë që kanë bërë poza interesante, sikur kjo e njërit prej pjesëtarëve të Njësisë Speciale në Bërnjak, i cili i hipur mbi autoblindë me një mitraloz në duar dukej si personazhi i filmave aksion “Rambo”.

Foto: KALLXO.com
Foto: KALLXO.com