Polici i infektuar me coronavirus nuk ka pasur kontakte me policët e tjerë

Sot gjatë ditës është konfirmuar se një zyrtar policor është infektuar me virusin CoVid-19.

Mirëpo, Policia e Kosovës ka konstatuar se zyrtari i infektuar me coronavirus nuk ka pasur kontakte me zyrtarët e tjerë policor, pasi që ka qenë në pushim mjekësor.

“Mund të konfirmojmë se, një zyrtar policor ka rezultuar pozitiv me virus CoVid-19.  Zyrtari policor nuk ka pasur ndonjë kontakt me zyrtarë të tjerë policor, pasi i njëjti ka qenë në pushim mjekësor, për shkak të problemeve shëndetësore”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës për KALLXO.com

Policia ka shtuar se janë duke u përkujdesur për zyrtarët policorë që të jenë të pajisur me të gjithat masat mbrojtëse.

“Policia e Kosovës, përmes Drejtorisë së Shërbimeve Shëndetësore të PK-së, po kujdeset që zyrtarët policor  ti posedojnë pajisjet e nevojshme mbrojtëse, si dhe në rastet e nevojshme për kujdesje mjekësore po bashkëpunon me institucionet e shëndetësisë”, thuhet tutje në përgjigjen e Policisë.

Deri më tani në Kosovë janë infektuar 90 persona me CoVid-19.