Polici i dyshuar para së të ndodhte vrasja kishte gjuajt me armë në një lokal nate në Gjilan

Prokuroria Themelore në Gjilan ka kërkuar paraburgim për policin e dyshuar V. H., i cili dyshohet se ka vrarë një person në Gjilan.

Sipas kërkesës së prokurorit, mëngjesin e 29 dhjetorit, i dyshuari V. H., ka vrarë viktimën L. S., në rrugën “Nato 99”.

Në kërkesë thuhet se viktima derisa ishte duke drejtuar veturën e tij, është shkaktuar një aksident trafiku me kamion, të cilin po e drejtonte viktima L. S.

Pas aksidentit sipas kërkesës, i dyshuari, zyrtar policor ka dal nga vetura dhe pas kacafytjes, kërcënimeve, sharjeve mes tij, viktimës dhe djalit të viktimës, i dyshuari ka nxjerrë armës dhe pasi që viktima ka hyrë në kamion, i dyshuari është afruar tek dera e kamioni dhe e ka gjuajtur me armë.

Sipas kërkesës i dyshuari e ka goditur viktimën në syrin e djathtë, i cili si pasojë ka vdekur në vendin e ngjarje.

Prokuroria ka bërë të ditur se polici dyshohet edhe për dy vepra të tjera penale, mbajtje në pronësi të paautorizuar të armëve, pasi që tek i njëjti janë gjetur edhe dy armë të tjera, si dhe përdorim të armës, pasi që i njëjti derisa ishte duke dëgjuar muzikë në një lokal në fshatin Malishevë, në brendësi të lokalit ka shkrepur me armë zjarri.

I dyshuari gjendet në ndalim 48 orësh dhe sot pritet të mbahet seanca për caktimin e paraburgimit para gjyqtarit të procedurës paraprake.

KALLXO.com ka raportuar në vazhdimësi për vrasjen në Gjilan.

Vrasja në Gjilan, babai i viktimës rrëfen si iu vra djali

.