Foto: Ilustrim

Polici goditet me mjet të fortë në Pejë

Në fshatin Gorazhdec të Pejës është arrestuar një i dyshuar pasi që i njëjti ka kanosur zyrtarët policorë.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 10:49.

Sipas policisë i dyshuari kishte pasur probleme mendore, ndërsa njërin zyrtar e kishte goditur me një mjetë të fortë ndërsa i dëmtuari ka pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në repartin e psikiatrisë në Pejë, nën mbikëqyrje policore.