Foto: Ilustrim

Polici gjen një person të vdekur në Prizren

Një zyrtar policor ka gjetur një trup pa shenja jete mëngjesin e djeshëm në fshatin Lubinjë e Ulët në Prizren.

Policia ka njoftuar  se polici kishte hasur trupin e pajetë derisa ishte duke udhëtuar me automjet.

Trupi është gjetur rreth orës 06:25 të mëngjesit.

Policia e Kosovës ka thënë tutje se njësitë përkatëse dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës.

Rasti po cilësohet si vdekje e dyshimtë.