Policët nga Veriu akuzohen për keqpërdorim detyre

Nebojsha Vukojeviq dhe Srecko Janicijeviq dy zyrtarë policorë,  i pari në Zveçan kurse tjetri në Leposaviq po akuzohen se u bënë pjesë e një konflikti mes disa qytetarëve për një borxh.

Sipas akuzës Janicijeviq dhe Vukojeviq e kishin detyrauar të dëmtuarin Jugoslav Andric, që t’ia jap Dejan Veljkoviqit 360 euro.

Në Gjykatën e Mitrovicës, të akuzuarit u deklaruan se nuk ndihen fajtor.

E gjithë ngjarja sipas prokurorisë kishte ndodhur në korrik të viti 2016 kur Andric kishte shkuar në fshatin Drenov për të blerë dru nga personi Vladan, ndërsa aty kishte shkuar edhe Dejan Veljkoviq.

Veljkoviq po kërkonte nga Andric para në shumën prej 400 euro për drutë të cilat ia kishte shitur para një viti.

Ndërsa Andriq ishte përgjigjur se drunjtë atëherë ia kishin konfiskuar policia pasi që nuk kanë qenë të vulosura.

Prokuroria thotë se atëherë Veljkoviq filloi ta kërcënojë të dëmtuarin se do ta thërras një person që do ta djegë kamionin e tij nëse nuk i jep paratë, ose do ta thërrasë vëllain e tij polic për t’i marrë paratë.

Me pastaj Dejani kishte thirrë në telefon policinë të cilët kishin arritur pas 10 – 15 minutave.

Gjithnjë sipas aktakuzës, njëri polic tani i akuzuari, Nebojsha Vukojeviq e kap për dore të dëmtuarin Andric i cili ishte në kamion.

Vukojeviqit i ka ndihmuar edhe polici, tani i akuzuari, Sreqko Janicijeviq të cilët e kishin terhequr të dëmtuarin Andriq 5 deri 6 metra duke e afruar deri te automjeti i policisë.

Kurse duke e kërcënuar se do ta dërgonin në Gjykatë në Vushtrri, apo nuk do ta lëshonin nga vendi ku ishte, e detyrojnë Andriq që t’ia jap paratë Dejanit.

E gjitha kjo sipas akuzës ishte parë nga dy dëshmitarët Radisha Llazoviq dhe Sllobodan Pandriq të cilët kishin qenë në kamion dhe po e vështronin ngjarjen.

Prokuroria thekson se i dëmtuari Andriq nën presionin e policëve kishte nxjerrë nga xhepi paratë në shumë prej 360 euro dhe në prezencë të tyre ia jep paratë dëshmitarit Dejan, ndërsa ky i fundit iu thotë policisë “ lironi tani jugosllavin “.

Më këtë prokuroria i ngarkon policët me veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar.

Gjykatësi i rastit Bekim Veliqi ka njoftuar me pas palët se në afat prej 30 ditëve mund të paraqesin kundërshtimet e tyre lidhur me akuzën.