Policët në Kamenicë dalin negativ pas testimeve për COVID-19

Dy zyrtarë policor janë konfirmuar me rezultate negative sa i përket infektimit me coronavirus.

Vetë Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka njoftuar për rezultate.

“Një lajm i mirë. Testet e dy zyrtarëve policor për virusin Covid-19, kanë rezultuar negativ. Presim lajme të mira për të gjitha mostrat e marra”, ka njoftuar Kastrati.

Gjatë ditës së djeshme KALLXO.com ka njoftuar se disa mostra ishin marrë nga zyrtarët policor në Nënstacionin e Policisë në fshatin Muçivërcë të Komunës së Kamenicës.

Kjo për shkak se një familjar i një zyrtari policor kishte dalë ditë më parë i infektuar me coronavirus.

Kjo situatë kishte ngjallë panikë në nënstacionin e Policisë ndërsa më pas ishin marrë edhe mostrat nga zyrtarë policor.

Në Kamenicë, 12 persona kanë rezultuar pozitiv me coronavirus në fshatin Topanicë.

Deri më sot 132 persona janë konfirmuar me coronavirus në Kosovë. 16 persona janë shëruar ndërsa një person ka vdekur.

COVID-19: Merren mostra nga zyrtarë policorë në fshatin Muçivërcë në Kamenicë