Policët kufitarë dyshohen se morën qindra euro ryshfet

48 zyrtarë policorë kufitarë dhe dy doganierë përfunduan në pranga pas një hetimi që zgjati 10 muaj nga Inspektorati Policor i Kosovës në koordinim me Prokurorinë Speciale.

KALLXO.com mëson se zyrtarët policorë kufitarë dyshohet se përfituan qindra euro ryshfet gjatë periudhës sa u zhvilluan masat e fshehta të hetimit.

Ryshfeti siç mëson KALLXO.com arrin shifrat deri në 400 euro që kanë marrë në një rast të vetëm.

Paratë u dhanë kryesisht për lejim qarkullimi të automjeteve në mungesë të dokumentacioneve, për lejim të kontrabandës me mallra të ndryshme si dhe për veprimtari të tjera ilegale.

IPK siç mëson KALLXO.com ka siguruar qindra pamje të zyrtarëve policor duke marrë ryshfet për lejimin e veprimtarive ilegale në pikat kufitare Qafë e Prushit dhe Qafë Morinë.

Dosjet korruptive të zyrtarëve policor i ka mbledhur IPK në hetimin qe ka kryet ndërsa pamjet do të përdoren për të faktuar veprat penale që dyshohet se kanë kryer zyrtarët policor.

Pamje – Policët e arrestuar në Gjakovë arrijnë në IPK