Ilustrim

Policët i përkrahin mësimdhënësit dhe mjekët për grevën

Sindikata e Policisë së Kosovës do t’a mbështes sindikatën e Shëndetësisë dhe Arsimit për grevën që do ta mbajnë nesër për Ligjin për Paga që është dërguar në Gjykatën Kushtetuese.

Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Shaban Tasholli këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com.

“Ne si sindikatë nesër gjatë grevës do t’i vizitojmë grevistë e shëndetësisë dhe arsimit gjatë kohës që janë në grevë për Ligjin për Paga”, ka thënë ai.

KALLXO.com raportoi më herët se  dita e premte do ta gjejë sistemin arsimor para universitar dhe atë të shëndetësisë në grevë për Ligjin për Paga.

Kjo grevë erdhi pasi që Insititucioni i Avokatit të Popullit e ka dërguar në Gjykatë Kushtetuese Ligjin për Paga në Sektorin Publik.

Avokati i Popullit ka konsideruar se ky ligj nuk është në pajtim me parimet e sundimit të ligjit, për shkak të mangësive në kuptimin e qartësisë, saktësisë dhe parashikueshmërisë së tij.

Dërgimin e këtij ligji në Kushtetuese e kishte paralajmëruar këshilltari i lartë në Institucionin e Avokatit të Popullit, Burim Tahiri, në emisionin ‘Jeta në Kosovë”.

Ligji i ri i pagave është miratuar këtë vit në Kuvendin e Kosovës, dhe ka hyrë në fuqi që nga 1 dhjetori.

Greva ‘paralizon’ sistemin e shëndetësisë

Mësimdhënësit nesër u rikthehen grevave

www.kallxo.com