Policët e stacionit të Zubin Potokut u shkojnë në ndihmë kolegëve të bllokuar nga qytetarët serbë

Pak minuta më parë KALLXO.com ka raportuar se një patrullë e Policisë së Kosovës është bllokuar nga disa qytetarë serbë.

Policia ishte duke lëvizur nga pika kufitare e Bërnjakut në drejtim të Zubin Potokut.

Burime të KALLXO.com kanë konfirmuar se për të zhbllokuar patrullën janë ftuar në asistim njësitet policore nga stacioni në Zubin Potok.

Besim Hoti, zëvendësdrejtor i Policisë së Rajonit të Mitrovicës Veriore ka thënë se kur njësitet policore kanë arritur në vendin e bllokadës, nuk ka pasur vetura.

“Kolegët e Stacionit Policor të Zubin Potokut kanë shkuar në asistencë pasi janë thirrur nga Policia e Pikës Kufitare me pretekstin se dy vetura i kanë bllokuar rrugën. Por kur kanë arritur atje nuk i kanë hasur veturat dhe rruga është e qarkullueshme”, ka thënë Hoti për KALLXO.com

Sipas burimeve të KALLXO.com, patrulla e Policisë së Kosovës ishte bllokuar nga disa vetura pa tabela.

Kjo bllokadë ishte vendosur në hyrje të tunelit të parë në afërsi të Liqenit të Ujmanit.

Ky incident vie pak ditë pas Millan Radojiçiq është arratisur në pikën kufitare Bërnjak javën e kaluar.

Për këtë shkak është suspenduar komandanti i kësaj pike kufitare.

Skandaloze: Millan Radojiçiq i arratiset Policisë së Kosovës