Foto: KALLXO.com

Policët e lënduar në aksident në Veri të Kosovës - pamje nga Spitali i Mitrovicës

Disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë lënduar sonte, më 13.12.2024, në një aksident me mjetin e tyre të blinduar.

Lajmin e ka konfirmuar për KALLXO.com zëvendësdrejtori i Drejtorisë Mitrovicë – Veri të Policisë së Kosovës, Veton Elshani, i cili tha se bëhet fjalë për vetaksident.

Sipas Elshanit – në këtë aksident – që ka ndodhur në fshatin Grabovc të Zveçanit, janë lënduar 8 (tetë) pjesëtarë të Policisë.

Elshani tha se gjendja e policëve të lënduar është stabile dhe se ata janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës.

Gazetarja e KALLXO.com ka shkuar në Spitalin e Mitrovicës, ku ka parë prani të Policisë dhe të autoambulancave.

KALLXO.com ka tentuar të marrë ndonjë info-shtesë për gjendjen e policëve, por askush nuk po pranon të flasë.

Momentalisht, disa policë të lënduar në aksident po lirohen për në shtëpi.

Foto: KALLXO.com
Foto: KALLXO.com
Foto: KALLXO.com
Foto: KALLXO.com