Policët e Fushë Kosovës dhurojnë gjak

Pjesëtarë të Policisë së Kosovës në stacionin policor të Fushë Kosovës kanë dhuruar gjak mëngjesin e sotëm në Qendrën e Transfuzionit në Prishtinë.

Kështu ka bërë të ditur Transfuzioni i Gjakut përmes rrjetin social “Facebook”.

“Thirrjes sonë iu bashkuan pjesëtarët e Policisë së Kosovës Stacioni Policore- Fushë Kosovë ku dhuruan gjak pjesëtarët e këtij stacioni në krye me Komandantin Besart Shaqiri”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se javen e kaluar edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka dhuruar gjak në këtë qendër.