Foto: KALLXO.com

Policët dyshohet se plotësuan formularët e mbikëqyrjes së urdhërit mbrojtës pas vrasjes së 35 vjeçares

Detaje të reja ka mësuar KALLXO.com në lidhje me suspendimin e Komandantit të Stacionit Policor në Lipjan Naser Sinanit, një rreshteri, një hetuesit të dhunës në familje dhe një hetuesi tjetër të krim-teknikës.

KALLXO.com mëson nga burime brenda policisë së dy hetuesit policor dyshohet se kishin plotësuar formularë kinse kanë bërë monitoruar dhe vëzhguar urdhërin mbrojtës të Hamide Magashit.

Por plotësimi i formularit ka ndodhur pasi Hamide Magashi ishte vrarë nga bashkëshorti i saj.

KALLXO.com tutje mëson edhe se këto formularë janë shkruar nga hetuesit por nuk janë nënshkruar nga viktima pasi që kanë qenë të falsifikuara dhe të njëjtit asnjëherë nuk kanë qenë te e njëjta.

KALLXO.com raportoi se komandanti i Stacionit Policor në Lipjan, Naser Sinani, një rreshter dhe dy hetues policorë janë suspenduar nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe falsifikim të dokumentit zyrtar.

Inspektorati Policor i Kosovës sipas detyrës zyrtare ka filluar hetim paraprak  mbi veprimet e ndërmarra policore në rastet që  policia ka trajtuar ndaj të dyshuarit S.H. për “Dhunë në familje” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armës”.

Këto raste janë trajtuar nga Drejtoria Rajonale e Policisë Ferizaj, përkatësisht Stacioni Policor Shtime, si dhe  Stacioni Policor Lipjan, i cili ka qenë i ngarkuar me zbatimin e Urdhër-mbrojtjes e palës së mbrojtur H.M.

Nga veprimet hetimore deri më tani si të dyshuar për këto vepra janë katër zyrtarë policorë  të Stacionit Policor në Lipjan (Komandanti i Stacionit Policor në Lipjan, një rreshter dhe dy hetues).

Andaj, duke marrë për bazë dyshimin për veprat penale në hetimin e këtij rasti, bazuar në autorizimet ligjore nga IPK është rekomanduar suspendimi i këtyre zyrtarëve policorë.

Veprimet tjera hetimore do të ndërmerren nga  hetuesit e IPK-së  në koordinim të plotë it me Prokurorinë e Shtetit.