Ilustrim

Polica u gjen në veturë lepur të vrarë dhe pushkë gjuetie

Gjatë kontrollimit në një veturë, njësiti policor ka hasur në një lepur të vrarë si dhe një pushkë gjuetie me afat të skaduar.

Rasti ka ndodhur në fshatin Gorancë të Hanit të Elezit, mbrëmë rreth orës 21:45.

Në këtë veturë kanë qenë tre burra.

Policia e Kosovës njofton se me urdhër të prokurorit arma me shtatëmbëdhjetë fishekë dhe lepuri janë konfiskuar.

Ndërsa rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.