Policia në secilin cep të Prishtinës

Në disa fotografi të ardhura në adresë të KALLXO.com shihen forcat e rendit duke e mbajtur kryeqytetin të mbyllur pas vendimit të fundit të qeverisë së Kosovës.

Policia e Kosovës është duke mbikëqyrur kufizimin e veturave dhe njerëzve. Ata që qarkullojnë pa leje speciale apo pa nevoja urgjente do të gjobiten prej Policisë së Kosovës.

Sipas vendimit të Qeverisë nga ora 17:00 deri në orën 06:00 të mëngjesit rrugët janë të bllokuar për qytetarët dhe automjetet.