Polica ndalon dasmën në Istog, konfiskoi edhe armë zjarri

 

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale në Pejë sot rreth orës 11:00 ka ndaluar një dasmë që ishte duke u mbajtur në fshatin Carallukë të Istogut, në të cilën dyshohet se kishte edhe të shtëna me armë zjarri.

Policia ka arrestuar personin i cili dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në këtë aheng.

Sipas njoftimit të PK-së, në vendngjarje janë konfiskuar: një armë (pistoletë) e tipit Girsan 9x19mm, njëmbëdhjetë gëzhoja të kalibrit 7.62mm dhe një karikator i së njëjtës armë.

Me urdhër të Prokurorit të shtetit rasti shkon në procedurë te rregullt.

Policia po ashtu ka gjobitur organizatorin e ahengut të cilit i është shqiptuar gjoba në shumë prej dyqind (200) euro, duke u bazuar ne ligjin anti-Covid.

Sipas Policisë, të pranishmit menjëherë janë larguar dhe ahengu është ndërprerë.

Policia e Kosovës me këtë rast ka apeluar tek të gjithë qytetarët që ti respektojnë vendimet e Qeverisë, dhe të IKSHPK-se. Në të kundërtën për qytetarët që nuk i respektojnë vendimet e Qeverisë dhe të IKSHPK-së, toleranca do të jetë zero.