Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Polemika mes Haxhiut dhe Kurtit për pagat shtesë të punëtorëve shëndetësor

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, në seancën e sotme të Kuvendit, e pyeti kryeministrin, Albin Kurti, se pse nuk janë bërë të gjitha pagesat shtesë ndaj punëtorëve shëndetësor dhe janë ndalur ato.

Haxhiu tha se punëtorët shëndetësor i kanë marrë shtesat për 10 muaj, ndërsa për 5 muaj kanë mbetur pa i marrë.

Për këtë Kurti tha se paga ka qenë vetëm një dimension e luftimin e pandemisë dhe kanë siguruar vaksinat për ta.

Haxhiu i reagoi Kurtit se nuk është përgjigja që ai e kërkoi, duke thënë se për vaksinat ‘ E kemi parë se sa keni bërë për vaksinim sepse ata kanë shkuar në Kukës’.

Ndërsa, Kurti i tha se Qeveria ka pasur sukses në menaxhimin e pandemisë dhe sipas tij, vendimet e Qeverisë do të zbatohen.

“Vendimet e Qeverisë do të zbatohen, ne se kemi prioritet vetëm çështjen financiare, por edhe shëndetin publik para gjithash”, tha Kurti më tej.

Seanca dhe debati në Kuvend është duke vazhduar.