Komisioni hetimor parlamentar për menaxhimim e pandemisë. Dëshmitar: Izet Sadiku, ish zëvendës ministër i Shëndetësisë. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Polemika mes deputetëve në komisionin hetimor parlamentar për menaxhimin e COVID-19

Komisioni parlamentar për menaxhimin e pandemisë COVID-19 ka dëgjuar ish zëvendësministrin e Shëndetësisë, Izet Sadiku, për menaxhimin në karantinë dhe rastin tragjik të Agon Musliut.

Gjatë këtij dëgjimi ka pasur polemika mes deputetëve Bekim Haxhiu, Mimoza Kusari-Lila

Bekim Haxhiu, deputeti i PDK-së ka thënë se pas konferencës që është mbajtur pas vdekjes në Agon Musliut, Ministri Vitia ka konfirmuar se nuk kanë pasur informacion për problemet e Agonit gjë që është në kundërshtim me atë që po  thotë zëvendësministri Sadiku pasi ai ishte informuar nga  Valdet Hashani për gjendjen e Agon Musliut para se  të kryente vetëvrasje.

Lidhur me këtë deklaratë ka reaguar deputetja nga VV Mimoza Kusari Lila, e cila ka thënë se nuk duhet bërë spekulime deri sa jemi ende në mbledhje të fakteve.

“Kjo është spekulative, konkludimi që ministria ka deklaruar diçka si të vërtetë ose jo bëhet pasi të mblidhen të gjitha deklaratat. Pse po i thoni zotit Sadiku se e keni shikuar ministrin me dyshim ? A mos po i bëjmë një psikoanalizë zotit Sadiku. Sot po marrim dëshmi, këto që po thoni ju nuk janë subjekt trajtimi i këtij komisioni,” ka thënë Kusari Lila.

Sot për të dytën ditë me radhë po vazhdon komisionin hetimor parlamentar për menaxhimin e pandemisë COVID-19.