Besnik Tahiri nga AAK, seanca e Kuvendi 4 qershor 2021, Foto: KALLXO.com

Polemika mes Abazit dhe Bajramit për pagesën e energjisë elektrike në veri

Në seancën plenare u diskutua për shqyrtimin ë Raportit vjetor të Zyrës së Rregullatorit për Energji për vitin 2020.

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Haki Abazi ka thënë se ZRrE ka lejuar që nga viti 1999 deri në vitin 2017 të paguhet fatuara e energjisë elektrike të shpenzuara në veri në vazhdimësi deri në momentin kur Avokati i Popullit në vitin 2017 ka gjetur që është kundërkushtetutese fakti që sipas Abazit, duke i mashtruar qytetarët e Kosovës i është rritë fatura për 3.5% dhe ajo shumë i është dhënë pagesave për të cilat janë bërë për shpenzime të qytetarëve serb në veri.

“Duhet të përfundojë kjo formë paradoksale e tentimit të paraqitjes së gjendjes në veri sikur ajo ka ndodhur në vitin 2020 përderisa me mashtrim për më shumë se dhjetë vite ju është marrë në fatura të qytetarëve të pjesës jugore të Kosovës për t’u kompnezu pagesa e shpenzimit të energjisë elektrike në veri. Kjo është bërë në kohën kur bordi i ZRrE-së ka qenë përgjysë me LDK-në dhe PDK-në dhe kjo është e vërteta”, ka thënë Abazi.

Në kundërpërgjigje të deputetit të LVV-së, deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami tha se ZRrE është organ i pa varur dhe se duhet theksuar se nuk mund të mohohet fakti se është organ i pa varur aq është peng i kontratës së privatizimit të distribucionit.

“Si rezultat i asaj kontrate, ZRrE-ja është detyru  që humbje teknike të katër komunave të veriut me i fut në fatura për një kohë të gjatë  e tani do të thotë i kemi duke i mbulu prej faturave të buxhetit të Kosovës. Si rezultat i asaj kontrate ne në faturat tona sot i kemi humbje teknike që janë 10-12% e faturave të secilës ekonomi familjare dhe ekonomi të biznesit”, ka deklaruar Bajrami

Tutje, ajo ka thënë se të gjitë operatorët që janë të licensuar mund të blejnë energji elektrike por jo prej KEK-ut por vetëm jashtë që kushton minimum trefish më shtrejtë.

“Kur të flasim për këtë sektor t’i flsim gjërat ashtu siç janë, por kur kemi njerëz në që janë përgjegjës për këto të bëma atëherë heshtim dhe mundohei me gjujtë topin dika tjetër”, ka thënë deputetja e LDK-së.

Ndërkaq në kundër replikën e tij, Haki Abazi ka thënë se qytetarët e Kosovës janë mashtruar për 10 vite duke paguar mbi 8 milionë euro në vit.

“Privatizimi nuk ka ndodhur në kohën e Vetëvendosjes përkundrazi, e ka kundërshtu privatizimin dhe ka kërku që monopoli natyror i distribuimit mbetet në pronën publike nën kontrollin e shtetit. Kanë qenë partitë LDK dhe PDK që i kanë përdorë privatizimet e distribucionit për interesa të tyre”, tha Abazi.

Duke kundërshtuar deputetin Abazi, Hykmete Bajrami ka thënë se nuk e di se për çfarë mashtrimi po flet deputeti i LVV-së.

“Nëse ka qenë mashtrim kur e kemi pagu në fatura, unë po ju them që është mashtrim edhe tani kur u thoni qytetarëve që nuk po oaguani fatura por po e paguajmë përmes mjeteve fitimeve të KOSST-it. E dyta unë po them që përmes atij 3.5% që qytetarërt e kanë pagu për katër komunat veripore si rezultat i  kontratës së privatizimit ne i paguajmë humbje teknike që janë 10-12% e secilës faturë sot”, ka thënë Bajrami.

Tutje ajo tha se nuk ka qenë LDK në pushtet kur është privatizuar distribucioni por ka qenë shefja e grupit parlamentar të LVV-së.

“Kur të flasësh për mashtrime, flit për mashtrime. Mirëpo njëherë të vetme bëhuni të sinqertë”, përfundoi Bajrami.

Kuvendi nuk e miratoi shqyrtimin e i Raportit vjetor të Zyrës së Rregullatorit për Energji për vitin 2020, pasi për atë pikë votuan vetëm 56 deputetë.