Ilustrim

Podujevë, vetura godet këmbësorin

Një aksident trafiku ka ndodhur para disa minutash në fshatin Shakovicë të Podujevës.

Në këtë aksident janë përfshirë një automjet dhe një këmbësor.

Rasti u konfirmua edhe nga zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti për KALLXO.com tha se se si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori.

“Rreth orës 19:30, në fshatin Shakovicë të Podujevës, ka ndodhur një aksident trafiku ku është përfshirë një automjet në lëvizje dhe një këmbësor.Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori që menjëherë është dërguar për tretman mjekësor”, u shpreh ajo.

Zyrtarja policore njoftoi se me rastin po merret njësiti i trafikut.