Podujeva

Podujevë, vëllai rrah motrën

Policia ka arrestuar në Podujevë një person, i cili dyshohet se e ka rrahur motrën e tij.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 7:40.

Policia njofton se viktima është intervistuar në prezencën e punëtorit për punë sociale.

Viktima ka refuzuar që t’i ofrohet tretman mjekësor.

Pas intervistimit, i dyshuari me urdhër të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.