foto: Ilustrim

Podujevë, vdes një person pasi e zë traktori

Një person ka vdekur në Podujevë derisa ka qenë duke punuar në pyll dhe është zënë nga traktori.

Sipas raportit të policisë, njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është
konstatuar vdekja e viktimës.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Rasti po hetohet si vdekje e dyshimtë.