Ilustrim

Podujevë, të shtëna me armë zjarri në drejtim të një shtëpie

Një person ka raportuar në polici se persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së tij.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 18:40 në Podujevë.

Policia njofton se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 14 gëzhoja.

Përveç dëmeve materiale, për të lënduar nuk raportohet.

Njësitet përkatëse policore janë duke hetuar rastin.