
Ilustrimi: Pixabay
Podujevë, të miturit publikojnë në rrjete sociale foto me kallashnikov
29.1.2022 - 09:45
Dy të mitur nga fshati Ballofc i Podujevës kanë publikuar fotografi në rrjete sociale me kallashnikov.
Kjo ka shtyrë organet e rendit që të miturit të shoqërohen në stacionin policor dhe arma të sekuestrohet.
Më pas, pas intervistimit të tyre, të miturit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
Rasti po hetohet si ‘armëmbajtje pa leje’ kurse Policia nuk ka informuar nëse ka intervistuar prindërit e të miturve.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00.