
Foto: Afrim Ejupi/KALLXO.com
Podujevë, të dyshuarit i konfiskohen dy karikatorë dhe 35 fishekë
08.6.2023 - 10:17
Policia e Kosovës ka bastisur shtëpinë e një të dyshuari dje në fshatin Livadicë në Podujevë.
Sipas njoftimit, tek i njëjti janë gjetur dhe konfiskuar dy karikatorë dhe 35 fishekë.
Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt, ka njoftuar Policia.
Rasti është cilësuar si armëmbajtje pa leje.