Podujevë – Sulmohet një person me kondak të armës

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht me kondak të armës një person tjetër.

Rasti ka ndodhur në fshatin Tërrnavë të Podujevës, mbrëmë rreth orës 19:55.

Sipas policisë, viktima është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Prishtinës, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje.