Podujevë - Shënohet incidenti i parë, një i arrestuar për fotografim të votës

Një person është shoqëruar për intervistim në polici me urdhër të prokurorit kujdestar, në lidhje me dyshimet se i njëjti kishte fotografuar votën në një qendër votimi në Komunën e Podujevës.

Lajmin për KALLXO.com, e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë, Ekrem Lutfiu.

“Menjëherë pas marrjes së informatës se një person ka fotografuar votën e tij në vendvotimin nr. 1824 E,  në shkollën ‘Isa Boletini’, Prokurori i Shtetit, ka dhënë urdhër që personi i njëjtë duhet të shoqërohet në Polici për t`u intervistuar, si dhe që të verifikohen pretendimet e tilla lidhur me këtë gjë”, tha Lutfiu.

Sot po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Podujevës dhe Mitrovicës së Veriut.