Podujevë - Rrihen për pronë, arrestohen nga policia

Një person është lënduar gjatë një rrahje në Podujevë, mes dy personave të cilët kishin mosmarrëveshje rreth një prone.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar dy të dyshuarit të përfshirë në këtë mosmarrëveshje.

Tutje, policia ka njoftuar se të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.