Ilustrim - Foto: KALLXO.com

Podujevë - Rrahu nënën e tij, djali arrestohet nga policia

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës mbrëmjen e kaluar.

Sipas policisë, dyshimet janë se djali pas një mosmarrëveshje kishte rrahur nënën e tij.

Ngjarja ka ndodhur në Komunën e Podujevës mbrëmë rreth orës 19:30.

Gruaja e cila u rrah nga djali ka pranuar tretman mjekësor ndërsa për rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit.

Ky i fundit ka vendosur që i dyshuari të dërgohet në mbajtje për 48 orë ndërsa rasti është inicuar si dhunë në familje.