Podujevë, rrahje mes katër personave, policia sekuestron një pistoletë

Është raportuar se pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete katër persona në rrugën “Bedri Bajrami” në Podujevë, ku si pasojë kanë pësuar edhe lëndime trupore.

Në raportin e Policisë thuhet se njëri prej tyre është dërguar në QKUK, kurse tre të tjerët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Nga policia theksohet se lidhur me këtë rast është sekuestruar një pistoletë, ndërsa rasti po vazhdon të  hetohet.