Ilustrim

Podujevë, pronarët s’e respektojnë vendimin për mbyllje të lokaleve

Si edhe në qytete të tjera edhe në Podujevë në disa raste pronarët e lokaleve kanë vazhduar punën, në kundërshtim me vendimin e qeverisë për mbylljen e tyre për shkak të coronavirusit.

Policia e Kosovës bën të ditur se në tri raste në këtë qytet, janë hasur persona duke punuar në lokalet e tyre.

Dje rreth orës 16:30 në rrugën “Skënderbeu” të Podujevës, është raportuar se i dyshuari është hasur duke punuar në lokalin e tij, duke mos respektuar vendimet e marra.

Me vendim të prokurorit, rasti mbetet në procedurë të rregullt. Në të njëjtën kohë është raortuar edhe një rast tjetër i ngjajshëm.

Kurse, në rrugën “Zahir Pajaziti”, mbrëmë rreth orës 18:00, sipas policisë, është raportuar se i dyshuari është hasur duke punuar në lokalin e tij, duke mos respektuar vendimet e marra lidhur me pandeminë.

Me vendim të prokurorit rasti mbetet në procedurë të rregullt.

Qeveria e Kosovës, ditë më parë ka marrë vendim që të mbyll të gjitha bizneset, përveç marketeve dhe barnatoreve për shkak të parandalimit të përhapjes së coronavirusit.

Instituti i Shëndetit Publik ka konfirmuar edhe 26 raste të reja me coronavirus në Kosovë duke shtuar numrin e të infektuarve në 61.

Kurse, Qeveria e Kosovës mbrëmë saj ka marr disa vendime për parandalimin e virusit COVID-19.

Ndër to edhe vendimin për ndalimin e qarkullimit të qytetarëve dhe automjeteve nga ora 10:00 deri në ora 16:00 pasdite, si dhe nga ora 20:00 në mbrëmje deri në ora 06:00 në mëngjes, gjithashtu ndaohet qarkullimi jashtë shtëpive.