
Foto: PK.
Podujevë, Policia sekuestron armën që i mituri e ekspozonte në rrjete sociale
17.3.2023 - 22:36
Policia ka sekuestruar një armë zjarri, të cilën të cilën një person i mitur përmes fotografive e kishte ekspozuar në rrjete sociale, në Podujevë.
Pas identifikimit të lokacionit, 42-vjeçari, prindi i të miturit është shoqëruar në polici, njofton Policia.
Ndaj tij, sipas policisë është iniciuar rast për mbajtje apo posedim të paautorizuar të armës.