Podujevë, Policia identifikon personin që publikoi video duke shtënë me kallashnikov

Policia e Kosovës njofton se e ka identifikuar personin që postoi një video duke shtënë me armë zjarri.

Sipas njoftimit të Policisë, me urdhër të Gjykatës është bërë kontrolli në shtëpinë e të dyshuarit, por nuk është gjetur asgjë.

I dyshuari i është përgjigjur ftesës së Policisë dhe ka dorëzuar një armë AK-47 (kallashnikov) me një karikator, thuhet në raport.

Rasti ka ndodhur dje në fshatin Llapashticë e Poshtme të Podujevës.

Në konsultim me prokurorin i dyshuari pas intervistimit është liruar dhe rasti procedohet në procedurë të rregullt.