Foto-Ilustrim

Podujevë- Policia gjen afër 60 bimë kanabisi

Në një lokacion në Podujevë, policia ka gjetur dhe konfiskuar 57 bimë narkotike të llojit kanabis.

Sipas raportit policor, deri të gjetja e këtij lokacione ka ardhur pas pranimit të informacioneve nga qytetarët.

Bimët kanë qenë të madhësive të ndryshe prej 10 e deri në 60 cm, thuhet në raportin e policisë.

Lidhur me rastin, është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.

në raport nuk janë dhënë detaje nëse policia ka arritur të identifikojë ndonjë të dyshuar në lidhje me rastin.