Foto: KALLXO.com

Podujevë, plumbi qorr bie mbi veturë

Një person është ankuar në Polici se një plumb qorr i ka rënë mbi veturë, duke ia dëmtuar pjesën e përparme të  veturës.

Policia ka njoftuar që nuk ka pasur të lënduar nga ky incident i rrezikut të përgjithshëm.

Ankuesi ka njoftuar se në automjetin e tij me targa vendore e kishte të parkuar  para një  restoranti në Podujevë.

Rasti është duke u hetuar.